Moore-Kutcher pranë pajtimit?

25/10/2011 19:00

Demi Moore dhe Ashton Kutcher mund të jenë drejt pajtimit, pasi aktorja u pa duke qëndruar në sheshin e xhirimeve të filmit “Two and a Half Men”, ku bashkëshorti i saj është protagonist.

Martesa 6-vjeçare e çiftit hollivudian u trondit nga publikimi i historisë së tradhëtisë së aktorit, i cili kaloi natën me një 22-vjeçare në një hotel në san Diego.

Megjithatë, sipas revistës “US Weekly”, 48-vjeçarja shkoi të vizitonte Kutcher në ambientin e tij të punës, e shoqëruar nga vajza e saj Rumer, babai i së cilës është aktori Bruce Willis.

“Demi nuk hyri në sheshin e xhirimeve, nuk e bën kurrë këtë kur nuk është filmi i saj. Ajo u fut në kamionin e madh të pajisjeve dhe qëndroi atje deri në përfundimin e ditës së punës”, deklaroi një burim.

Nga ana e tij, Ashton u duk në një gjendje të mirë humori, ndërsa pas xhirimeve shkoi dhe përqafoi Moore, si një çift normal.

Ndërkohë, pajtimi i mundshëm nuk ka pushuar shqetësimet rreth shëndetit të aktores, e cila brenda pak kohe ka humbur shumë kile, duke marrë një imazh “skeletik”.

Top Channel