Ka përfunduar në prokurori çështja e pacientit shqiptar me iniciale B.M
të cilit në spitalin e Savonës i është hequr veshka e majtë, e vetmja që
i funksiononte.

45-vjeçari, i cili vuante nga një cist në shpretke, kishte ardhur posaçërisht nga Shqipëria për t’iu nënshtruar një nderhyrjeje kirurgjikale e kryer nga shefi i pavionit të Urologjise. Por nga salla e operacionit pacienti ka dale vetem me veshken e djathte, jashtë përdorimit prej vitesh dhe teresisht e atrofizuar.

Nese nuk i behet nje transplant veshke, pacienti shqiptar do ta kaloje jeten ne dialize. Mjeket bejne te ditur se heqja e veshkes ishte e domosdoshme, ashtu si dhe nje pjese e pankreasit. Per kete nuk jane te bindur te afermit e pacientit, gjendja e te cilit u rendua per shkak te nje hemoragjie.

Prandaj pasi priten disa dite ata paraqiten padi per te hedhur drite mbi rastin.Kete jave ne Itali doli raporti i fundit mbi rastet e gabimeve te mjekeve apo te mangesive te sherbimit shendetsor. Shifrat jane shqetesuese : vetem gjate dy vjeteve te fundit Komisioni i Posaçem Parlamentar ka regjistruar 470 raste te tilla. Nder 329 rastet kur pacienti ka humbur jeten, 223 kane te bejne me gabime te mundshme te mjekeve, ndersa 106 jane rrjedhoje e mangesive te ndryshme te strukturave.

Top Channel