Gaddafi: Silvio, më ndihmo!

25/10/2011 00:00

Në 5 gusht, koha kur fati i konfliktit në Libi nuk ishte vendosur ende, Muammar Gaddafi i dërgoi një letër Silvio Berluskoni-t.

Lidershipi libian ishte në vështirësi të mëdha dhe sic pretendon e përjavshmja franceze “Paris Match”, autore e ‘scoop’-it të atij që pretendohet të jetë mesazhi i fundit i dërguar kryeministrit italian nga koloneli, Gaddafi nis dorazi një letër-apel për ndihmë.

Pavarësisht kërcënimeve publike ndaj Italisë për përfshirjen e saj, privatisht ish-diktatori shpreh ndjenja miqësie për njeriun që vetëm pak muaj më pare, e kishte pritur në Romë me nderimet më të larta. Në këtë letër, Gaddafi shkruante :

“I dashur Silvio!

Po ta nis kete leter me ndihmen e bashkekombasve te tu, qe kane ardhur ne Libi per te na sjelle mbeshtetjen e tyre ne nje moment kaq te veshtire per popullin e xhamahirijase se madhe. U befasova nga qendrimi i nje miku, me te cilin kam vulosur nje traktat miqesie, favorizues per te dy popujt tane. Prisja nga ana jote qe te pakten te interesoheshe per faktet e te tentoje nje ndermjetesim perpara se t’i jepje kesaj lufte mbeshtetjen tende. Nuk te fajesoj per ato pergjegjesi qe nuk jane te tuat, sepse e di mire qe ti nuk e miratoje kete aksion, i cili nuk te nderon as ty e as popullin italian. Por mendoj se e ke akoma mundesine te besh nje hap prapa e te lesh te interesat e dy popujve tane te mbizoterojne. Te jesh i sigurte se une dhe populli libian jemi te gatshem ta harrojme dhe ta kthejme kete faqe te erret ne marredheniet e privilegjuara mes dy popujve tane. Ndaloji bombardimet qe po vrasin vellezerit dhe femijet libiane. Fol me miqte dhe aleatet e tu e bindi te arrijne nje marreveshje e cila ta ndaloje kete agresion. Shpresoj qe Zoti fuqiplote te te udheheqe ne rrugen e drejtesise”

Letren Berlusconi-t, sipas ‘Paris Match’, ia kane derguar Alessandro Londero dhe bashkeshortja e tij Yvonne di Vito, drejtues te ‘Hostessëeb’, agjensia e vajzave qe gjalleruan vizitat e fundit te kolonelit ne Itali. “Ne ‘Palazzo Chigi’, – vazhdon e perjavshmja franceze,- mesazhi i Gaddafi-t nuk pati kurrfare jehone”.  

Top Channel