Dhëmbi i prishur i John Lennon në ankand

25/10/2011 17:40

Nëse jeni një fans i çmendur i John Lennon, nuk jeni merakli dhe keni para për të shpenzuar atëherë duhet të merrni pjesë në ankandin që do të zhvillohet për një dhëmb të prishur të ish-pjesëtarit të grupit Beatles muajin e ardhshëm.

Cmimi fillestar do të jetë 16 mijë dollarë dhe përgjegjësit e ankandit mendojnë se interesimi do të jetë i madh.

E çuditshmja është se artisti këtë dhëmb ia ka dhuruar një punonjëseje të shtëpisë së tij, Dorothy Jarlet.

“Lennon i dhuroi dhëmbin nënës sime në vitin 1967 dhe që atëherë e kemi ruajtur me fanatizëm”, shprehet djali i ish-punonjëses.

Top Channel