Banderas prezanton “Macokun me Cizme”

25/10/2011 00:00

Shpatat do të kryqëzohen dhe zemrat do të thyhen në aventurën e re që
sheh si protagonist personazhin më të dashur të sagës së “Shrek”,
Macokun me Cizme.

Filmi i realizuar në 3D do të tregojë vitet e para të Macokut, kur krijoi grupin e tij me Humpty Dumpty dhe Kitty, macen e rrugës, për të vjedhur patën e vezëve të arta.

Por përvec realizimit të cilësisë së lartë në 3D, filmi ka një kast aktorësh VIP që do t’u japin zë personazheve.

Kështu, Antonio Banderas do të bëjë zërin e macokut, Salma Hayek të maces dhe Billy Bob Tornthon të personazhit të tretë.

Protagonistët në fjalë prezantuan këto ditë në Los Anxhelos premierën e filmit që mban titullin e personazhit kryesor, ndërkohë që në rang botëror ai do të shfaqet nga 28 tetori.  

Top Channel