Kongresmenët amerikanë takojnë studentët dhe opozitën shqiptare, në fokus të diskutimeve gjuha, barazia dhe Ohri
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
Në takim dy kryeministrat kanë vlerësuar marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe kanë vlerësuar bashkëpunimin në disa fusha. Kryeministri austriak ka vlerësuar përpjekjet e Prishtinës për integrimin euro-atlantik dhe ka shprehur mbështetjen e Austrisë.
Ndërkohë, kryeministri Thaci njohu homologun austriak me zhvillimet dhe ftoi investitorët austriakë për të investuar në Kosovë.
Të dy kryeministrat vlerësuan mbajtjen e dialogut teknik me Beogradin duke e quajtur atë si tregues të pjekurisë së institucioneve demokratike të Kosovës që do të ndihmojë në rrugën e Prishtinës drejt Europës dhe instituconeve të tjera ndërkombëtare.
Top Channel