Pasdite në TCH, fotomodelet shqiptare

24/10/2011 19:40

Kopertinat e revistave të modës, me fotografitë e tyre perfekte, shpesh zbulojnë në faqet e tyre jetën perfekte të VIP-ave që reklamojnë. Emisioni i Pasdites në “Top Channel”, zbuloi se çfarë ndodh me të vërtetë në koopertinat e jetës shqiptare, me tre vajza që kanë një jetë sa të thjeshtë aq edhe të përsosur.

Pak kilometra larg Tiranës, grupi i punës së revistës “Anabel” po punonte për koopertinën e shtatorit. Pranë Porto-Romanos, në një zonë të pabanuar dhe të përshkruar nga një autostradë në ndërtim, Angjelina Hadërgjonaj, Argjentina dhe Beatriks Ramosaj, tre kushërira dhe këngëtare, përgatiteshin për imazhin e tyre si protagonistet e “Charli’s Angels”.

“Për ne është e thjeshtë të bëjmë këtë seancë fotografie, sepse e kemi bërë edhe më përpara. Ndihemi me të vërtetë mirë, edhe pse jeta jonë është si në këto fotografi vetëm për kohën që kalojmë duke i realizuar këto punime”, dëshmon Angjelina.

“Jeta ime nuk është perfekte, siç mund të duket. Kam edhe unë problemet e mia dhe bëj një jetë shumë të ngjashme me atë të të gjitha moshatareve të mia. Shkoj në shkollë dhe bëj detyrat e shtëpisë, si çdo moshatare tjetër”, thotë Hadërgjonaj.

Top Channel