Institucione dhe organizata të ndryshme, përfshirë ato sportive e kulturore, i kanë dërguar një seri letrash KE-së, ku shprehin indinjatën e tyre për faktin se në raport-progres nuk përdorej gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas.

Sipas mediave maqedonase, letrat i janë adresuar komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle dhe përmbajnë nota të forta revolte.

“Bashkimi Evropian duhet të respektojë identitetin kombëtar dhe historik të maqedonasve. Mospërmendja e mbiemrit “maqedonas” në raport përbën ofendim dhe shkelje të të drejtave historike dhe kombëtare të popullit maqedonas”, thuhet në njërën prej letrave.

Letrat janë dërguar nga një seri organizatash, që nga federatat sportive, si ajo e futbollit, hendbollit dhe basketbollit, ashtu edhe nga ato kulturore.

Top Channel