Lively-Reynolds, çifti i ri në Hollywood

24/10/2011 11:45

Pas një romance që zgjati pak me aktorin Leonardo di Caprio, Blake Lively nuk ka humbur kohë, por e ka zëvendësuar protagonistin e ‘Titanic’ me një tjetër aktor.

Bëhet fjalë për Ryan Reynolds, ish-bashkëshortin e Scarlett Johansson dhe shokun e ngushtë të Sandra Bullock.

Të dy aktorët nuk kanë zyrtarizuar asgjë, por fotografët i kanë kapur disa herë netëve duke dalë bashkë.

Ditën e dielë, Reynolds e festoi 35 vjetorin e lindjes së tij bashkë me Lively dhe për mediat amerikane tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga protagonistët i historisë së dashurisë.

 

Top Channel