Kate Winslet “lufton” elegancën

24/10/2011 12:40

Kate Winslet është nga ato aktore që gjatë gjithë karrierës ka luftuar kundër “elegancës ekstreme” dhe gjithmonë paraqitet në tapetët e kuq e kënaqur me format e saj.

Winslet kërkon t’i transmetojë vajzave të reja idenë se duhet të jenë të lumtura me trupin e tyre të shëndetshëm, i cili nuk duhet të jetë domosdoshmërisht elegant.

“Nuk dua t’i ngjaj një shkopi. Nuk jam nga ata që mbaj dieta të forta, që ha vetëm sallatë dhe peshk. Më pëlqen shumë mishi”, shprehet aktorja.

Por, 36-vjeçarja këshillon të rejat të kujdesen për veten në mënyrë që të jenë të bukura dhe të shëndetshme: “Bëni stërvitje dhe notoni.”

Top Channel