Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
David Beckham është një prej njerëzve të njohur me më shumë tatuazhe në trupin e tij, aq sa do të ishte më shumë i denjë për një këngëtar të muzikës metal, se sa për një ish-kapiten të kombëtares angleze të futbollit.
Megjithatë, ndërsa debati nëse Beckham ngjan më mirë me ose pa këto tatuazhe, pritet të krijohet edhe një debat i ri, ai i tatuazheve të djemve të “Spice Boy”.
12-vjeçari Bruklin, gjatë një ndeshje futbolli në të cilën edhe babai i tij ishte i pranishëm duke e filmuar, ekspozoi një spirancë në krahun e tij të djathtë. Megjithatë, tatauzhi nuk ishte i vërtetë, por vetëm një prej atyre që shuhen shpejt.
Përveç pasionit për futbollin, tre djemve të tij David duket se i ka transmetuar edhe një pasion tjetër, atë për tatuazhet.
Top Channel