Cmim nga Kosova për Dritëro Agollin

24/10/2011 19:45

Dritëro Agolli vlerësohet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja” me qendër në Mitrovicë.

Një grup shkrimtarësh dhe artistësh të ardhur posacërisht nga Kosova, vizituan shkrimtarin në banesën e tij.

Ata e uruan Dritëro Agollin me rastin e 80-vjetorit të lindjës, si dhe i dorëzuan atij cmimin për krijimtarinë e vecantë letrare.

Autori i disa prej veprave më në zë të letërsisë shqipe, si romanët “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”, apo “Njeriu me Top”, falenderoi mysafirët nga Kosova për vlerësimin e bërë për punën e tij.

Mbi 60 vjet krijimtari, vepra e Dritëro Agollit ka lënë gjurmë në historinë e kulturës shqiptare, por jo vetëm.

Për një kohë të gjatë ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ndërsa veprat e tij janë përkthyer dhe lexuar në shumë vende të botës.


80-vjetori i Agollit u kremtua
më 13 tetor, në një ceremoni të mbajtur në selinë e Akademisë së Arteve, ku u vlerësua maksimalisht figura e tij.

Ndërsa një ditë më vonë, shkrimtari i madh e festoi atë me deputetët e Partisë Socialiste, të cilëve u ofroi këshillat e tij për rolin e opozitës.

Top Channel