Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti

24/10/2011 20:50

Puntata e së hënës e emisionit satirik “Fiks Fare” ka pasur një të ftuar të vecantë, ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.

Gjatë dialogut me drejtuesit e emisionit, Sajmirin dhe Doktorin, Arvizu ka bërë deklarata pikante për liderin e opozitës Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha.

“Cfarë do të bënit po të ishit lideri i opozitës në Shqipëri?”, është pyetur Arvizu nga moderatorët e emisionit.

“Nëse do të isha kryetar i opozitës, do merrja leksione për të mësuar bicikletën”, është përgjigjur ambasadori.

Duke qenë se me humbjen e bashkisë së Tiranës Rama “ra nga bicikleta”, ambasadorit i është bërë një pyetje analoge për kryeministrin Berisha.

“Ndoshta në 2013-ën duhet të rikthehem këtu”, ka thënë me humor diplomati amerikan.

Më tej, zoti Arvizu është pyetur edhe për një cështje që në ditët e fundit ka qenë në qendër të debateve politike, atë të imunitetit të zyrtarëve.

“Imuniteti duhet të hiqet, me përjashtim të rasteve të vecanta. Me imunitetin në Shqipëri abuzohet”, ka theksuar ambasadori, i cili një mesazh të tillë e dha edhe
javën e kaluar, me rastin e mbylljes së një programi shqiptaro-amerikan.

Para se të dilte në emision, zoti Arvizu u takua me drejtorin e emisionit “Fiks Fare”, Filip Cakuli, me stafin e tij, si dhe me drejtues të tjerë të televizionit Top Channel, me të cilët shkëmbeu mendime dhe batuta humori.

Gjithashtu, ambasadori dha edhe vleresime për punën e deritanishme të gazetarëve të “Fiks Fare” dhe për gazetarinë investigative, të realizuar përmes kamerave të fshehta. 

Top Channel