Nëna e Jackson revoltohet nga ftesa për mbesën

22/10/2011 14:00

Nëna e mbretit të ndjerë të popit, Micheal Jackson, reagoi me “tërbim” ndaj ofertës që iu bë mbesës 13-vjeçare për t’i dhënë një rol në një kompani veshjesh intime, që organizon një kampionat futbolli amerikan me vajza të veshura vetëm me të mbathura.

Organizata i ofroi vajzës adoleshente që të shndërrohej në zëdhënëse të firmës, por për gjyshen e saj, një ofertë e tillë është shumë e “ulët dhe e ndyrë”.

Një mik i familjes deklaroi për një radio: “Katherine Jackson e cilëson këtë ftesë si një sulm përbuzës ndaj të miturve. Një zëdhënëse adoleshente për një kompani të tillë, është një sulm i hapur dhe një turp për firmën. Gjyshja ndihet me të vërtetë e tërbuar për ofertën që i është bërë”.

Top Channel