“Tintin” prezantohet në Bruksel

22/10/2011 18:10

Në Bruksel është prezantuar të shtunën vepra e re me regji të Steven Spielberg, “Aventurat e Tintin; sekreti i Njëbrirëshit”.

Filmi i realizuar në 3D ka bërrë kështu debutimin e parë botëror në kryeqytetin belg, si dhe në Paris, ndërkohë që në ditët e ardhshme do të shfaqet edhe në kinematë e tjera të Evropës.

Para se të hynte në sallë për të bërë prezantimin, Spielberg, i shoqëruar nga aktori Jamie Bell, që në film interpreton Tintin, u takua me qindra fansa të personazhit.

I bazuar në novelën vizatimore të Herge, filmi rrëfen historinë e gazetarit kurioz Tintin dhe zbulimit të modelit të një anijeje që fsheh një sekret të madh.

I futur në një mister shekullor, Tintin do të gjendet përballë diallëzorit Ivan Ivanovitch, i bindur se ka vjedhur një thesar të cmuar të piratit famëkeq Red Rackham.

Me ndihmën e qenit të tij Milou, kapitenit Haddock dhe detektivëve ngatërrestarë Thompson & Thompson, Tintin do të udhëtojë nëpër botë për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Top Channel