100-vjetori i artistes Maria Kraja

22/10/2011 00:00

Kujtimi i 100-vjetorit të lindjes së artistes së madhe Maria Kraja mblodhi në sallën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë artistët e rinj.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke vlerësuar figurën e Maria Krajës, ftoi të rinjtë të ecin në rrugën e suksesit të saj.

“Zëri i saj është shndërruar në një institucion. Në nder të këngës së saj, jetës dhe suksesit të saj, ftoj artistët e rinj që të punojnë sipas modelit të saj. Të vlerësojnë dhe të promovojnë kulturën tonë kombëtare”, deklaroi Topalli.

Top Channel