Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Të paktën 13 persona janë vrarë në të gjithë Sirinë pasi protestuesit u kthyhen në rrugë pas lutjeve të së premtes.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, shumica e vdekjeve u regjistruan në qytetin e Homsit.
Vdekja e kolonelit Muammar Gaddafi në Libi duket se u ka dhënë stimuj sirianëve që protestojnë rregullisht pas lutjeve të së premtes.
Protestuesit kërkojnë fundin e regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe nisjen e tranzicionit për të kaluar në një regjim demokratik.
Mbi 3 mijë persona, shumica e të cilëve të paarmatosur, janë vrarë që nga nisja e revoltave në muajin maj.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se 10 nga vdekjet u regjistruan në qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs.
Dy civilë të tjerë u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë teksa ishin drejtuar për në një pikë kontrolli në Bab al Siba, ndërsa tjetri në Dera.
Homs, një qytet me rreth një milion banorë, ka qenë vatër e demonstratave popullore që nga nisja e tyre.
Për shkak të numrit të lartë të viktimave Damasku zyrtar ka marrë shumë paralajmërime nga faktori ndërkombëtar.
Në këto paralajmërime janë përfshirë edhe Rusia e Kina, që të dyja në fillim të muajit bllokuan miratimin e një rezolute kundër saj në OKB.
Top Channel