SHBA, bie plani Obama për punësimin

21/10/2011 09:20

Senati amerikan hodhi poshtë planin e punësimit të presidentit Barack Obama, i cili synonte të rriste taksat për të pasurit, për të krijuar një fond që do të shkonte për punësimin e më shumë mësuesve, policëve dhe punonjësve të emergjencës.

Senati u nda përgjysëm, duke votuar me 50 vota pro dhe 50 kundër, por nevojiteshin 60 të tilla për të miratuar planin e presidentit. Nëse do të miratohej, 447 miliardë dollarë do të adresoheshin për punësimin.

Sipas ekspertëve, dështimi në kalimit të këtij ligji tregon antagonizmin në rritje midis demokratëve dhe republikanëve. “Mbrojtja e milionerëve vetëm për të mundur presidentin Obama janë më të rëndësishëm për kolegët tanë republikanë se sa krijimi i vendeve të punës dhe rikthimi i ekonomisë në rrugën e duhur”, u shpreh senatori demokrat, Harry Reid.

Nga ana e tyre, republikanët pretendojnë se zgjidhja për problemet financiare nuk qëndron përmes rritjes së taksave, por kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet stimulimit të rritjes.

”Nuk do të zgjidhim asgjë duke punësuar sa më shumë njerëz në administratën publike. Është sektori privat ai që duhet të udhëheqë përfundimisht rikuperimin ekonomik”.

Projekte të tjera të Presidentit Obama, përfshi investimet madhore në projekte të infrastrukturës, shtimin e përfitimeve për papunësinë afatgjatë dhe përfitime tatimore për bizneset që punësojnë njerëz të rinj, duhet të votohen së shpejti në Senat.

Top Channel