Parker i trashëgon genet dy të bijave

21/10/2011 14:55

Protagoniste e një prej serialeve më të shikuar të të gjitha kohërave, “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker duket se u ka trashëguar gjenet e saj të dyja vajzave binjake.

Foshnjet disa muajshe, u dukën shumë të argëtuara me njëra-tjetrën, ndërsa shkëmbenin gjestikulacione dhe imitime, gjatë një shëtitje në Nju Jork.

Marion, njëra prej binjakeve, u fotografua duke i nxjerrë gjuhën motrës, ndërsa tjetra argëtohej duke qeshur.

Nga ana e saj, 46-vjeçarja Parker dukej në formë të shkëlqyer, e veshur me syzë dielli, xhinse blu dhe një bluzë të gjerë. Në 2009-n, Parker deklaroi se nuk mendonte ndonjëherë se do të bëhej sërish nënë, prandaj është e qartë se lindja e dy vajzave binjake ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e lumtur për të.

Top Channel