Gaddafi u vra nga një “plumb qorr”?

21/10/2011 08:25

Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, u vra në një shkëmbim zjarri pasi u zu rob në qytetin e fundit që kontrollonte, Sirte.

Kryeministri në detyrë i vendit, Mahmoud Jibril, deklaroi se koloneli u godit në kokë ndërsa trupat e tij dhe ato qeveritare qëllonin njëra tjetrën, pak pasi ishte dorëzuar.

Ai konfirmoi se koloneli ishte kapur i gjallë, por ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital. Jibril shtoi se një mjek ligjor që i bëri ekspertizën nuk mundi të përcaktonte nëse goditja fatale kishte ardhur nga trupat besnike të ish-diktatorit apo prej trupave revolucionare.

Si vdiq Gaddafi?

Për Muamar Gaddafin, rebelët ishin “minj”. Por ishte ai qe pati fundin e një miu, i nxjerrë zvarrë nga një tubacion pranë një rrugë të Sirtës.

Akti i fundit i rebelimit libian ishte kaotik, ashtu sic kane qene ne fakt te gjithe keta muaj per Libine. vdekja e tij tashme eshte e konfirmuar, por mbi menyren sesi u konsumua agonia e kolonelit, mbeten hije dyshimi.

Me se shumti, mendohet per nje ekzekutim gjakftohte, sado qe autoritetet pretendojne te kunderten.

Rindërtimi paraprak i ngjarjeve nis me sulmin e oreve te para te mengjesit:

Nje autokolone makinash leviz drejt jugut, por goditjet jane nga avionet amerikane. Ne mesin e tyre eshte nje ‘Toyota Corolla’, ku ndodhet Gaddafi dhe eskorta e tij. Koloneli ka mbetur i plagosur nga bombardimet ka marre plage ne bark dhe ne koke. “Ne nuk duam ta vrasim, por nese ndodh, nuk kemi c’te bejme”, ka qene pak a shume motoja e aleateve, nje menyre per te zbehur polemikat mbi te drejten e eleminimit te nje udheheqesi te nje vendi tjeter.

Rrethimi i Gaddafit te gjakosur nga rebelet dukej si skene e nje filmi. Momenti i vdekjes mbetet i pazbardhur. Por media te ndryshme flasin per vrasje me gjakftohtesi dhe njeriu qe shkrepi armen, eshte 20-vjecari Mohamed al Bibi, i cili i heq kolonelit nga dora pistoleten e tij te arte dhe e qellon.

Nje gjest i shtyre ndoshta nga euforia e momentit, mbase edhe nga deshira per te kerkuar shperblimin prej 20 milione dollaresh. Kreret rebele pohuan se plumbi ka dale nga nje pistolete e kalibrit 9, e njejta qe mbante ne dore 20 vjecari.Pyetjet qe rrethojne kete vdekje duket se do te nxisin “Amnesty International” te kerkoje nje hetim, por libianet nuk jane aspak te shqetesuar nga ky fakt.

Pas dekada te tera vuatjeje e masakrash, ato mendojne se drejtesia u vu ne vend. Sa per nje pjese tjeter, ata qe i druheshin nje procesi gjyqesor spektakel te kolonelit, qe kishte shume gjera per te treguar, tani mund te marrin fryme lirisht.

Rasmusen: Regjimi i frikes, perfundoi

Ndërkohë, NATO pritet që gjatë një takimi që do të ketë më vonë gjatë ditës, të deklarojë fundin e fushatës së bombardimeve mbi Libi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen deklaroi se “vdekja e kolonelit e ka sjellë shumë më afër fundin e operacioneve tona. Pas 42 vitesh, regjimi i frikës që instaloi në vend Gaddafi ka përfunduar. I bëj thirrje popullit libian që të lërë divergjencat mënjanë dhe të fillojë të punojë për një të ardhme të përbashkët më të ndritur”.

Festimet vazhduan gjatë të gjithë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesit të së premtes, në të gjitha kryesore të vendit. Në kryeqytetin Tripoli, të shtënat në ajër dhe buritë e makinave vazhdojnë ende. Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha, në një deklaratë të dhënë gjatë të enjtes përshëndetën ngjarjen.

Funerali do të mbahet i fshehtë

Autoritetet libiane janë duke planifikuar të mbajnë një funeral të fshehtë gjatë orëve të ardhshme, për ish-diktatorin Muammar Gaddafi, të vrarë të enjten gjatë një “shkëmbimi zjarri”.

Burime zyrtare nga Tripoli thonë se nuk kanë vendosur ende se ku do ta varrosin. Për momentin, trupi i pajetë i njeriut që udhëhoqi Libinë për më shumë se katër dekada duket se ndodhet në qytetin e Misuratës, vend ku u dërgua pas rënies së Sirtes. 

Pavarësisht se flitet që diktatori është ekzekutuar me një plumb në kokë, autoritetet e refuzojnë këtë teori dhe flasin vetëm për një vdekjes aksidentale, pasi koloneli ishte dorëzuar.

Top Channel