“Rollings Stones” nuk plaken kurrë

21/10/2011 13:45

Një javë më parë, këngëtari 64-vjeçar i “Rolling Stone”, Ronnie Wood, deklaroi se do të marrë një “vit pushim” nga e dashura e tij, Ana Araujo.

Megjithatë, me këtë ai nuk nënkuptoi se do të qëndrojë për disa kohë larg femrave. Në një ceremoni të zhvillua të enjten në një ambient mondan, Woods u shfaq përkrah të dashurës së tij të re, një 25-vjeçare.

Këngëtari dhe vajza pothuajse katër dekada më e re, janë parë disa herë në publik bashkë, madje edhe në momente intime përkëdheljesh apo përqafimesh.

Megjithatë, duke njohur historitë e mëparshme të yllit të “Rolling Stones”, është e vështirë të mendosh se këtë herë bëhet fjalë për dashuri të vërtetë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA