Sarkozy: Lindja e vajzës, gëzim i thellë

20/10/2011 00:00

Presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka përshkruar lindjen e vajzës së tij si “një gëzim të thellë”, por edhe “privat”.

Vajza, me bashkëshorten Carla Bruni, lindi natën e së mërkurës në një klinikë të Parisit.

Zoti Sarkozy mbërriti në klinikën “La Muette” disa orë pas lindjes, pasi kishte udhëtuar në Gjermani për bisedime mbi krizën e borxhit.

Presidenti francez ka edhe tre fëmijë të tjerë, tre djem, nga dy martesat e mëparshme të tij.

“Lindja e vajzës është një gëzim shumë i thellë, më i thellë se të tjerët sepse është një gëzim privat”, u shpreh Sarkozy.

Ai tha gjithashtu se si nëna ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shtoi se emri i vogëlushes do të publikohet nga bashkëshortja.

Sarkozy e bëri deklaratën e tij gjatë një vizite në një impiant për përpunimin e mbetjeve në perëndim të Francës.

Fillimisht cifti presidencial kishte vendosur të mos e njoftonte publikisht lindjen e fëmijës, por Sarkozy reagoi ngrohtë kur punëtorët e impiantit i dhanë atij dhurata gjatë vizitës.

Atij iu dha një grykashkë, një libër për bashkëshorten dhe një lis i vogël për t’u mbjellë, bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”.

Top Channel