Nata “rozë” e Princit Harry

20/10/2011 19:10

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të frekuentuar një kurs për drejtimin e helikopterëve “Apash”, Princi i Britanisë së Madhe, Harry, duket i aftë që të ndajë kënaqësitë nga detyra.

27-vjeçari u fotografua duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në një lokal nate pranë repartit ushtarak në të cilin po trajnohet.

Ndërkohë, një faqe interneti e jetës rozë në SHBA, publikoi fotografi të Princin në shoqërinë e një vajze të re dhe më pas edhe të një tjetre, me të cilën dukej se po flirtonte.

Një punonjëse e pabit, u shpreh për uebsajtin rozë: “Qëndroi deri në 1.15 të natës. Na kërkoi që të vendosnim ndeshjen e Botërorit të regbisë për të dhe miqtë e tij. Ishte shumë i sjellshëm dhe nuk festoi shumë gjatë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel