Kryeministri palestinez: Jo bisedimeve me Izraelin

20/10/2011 17:50

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Salam Fayyad, deklaroi se nuk është koha e përshtatshme për të nisur bisedime “të qënësishme” paqeje me Izraelin.

Duke folur përpara disa gazetarëve, ai u shpreh se “problemi i vërtetë me Tel Avivin nuk qëndron tek mungesa e bisedimeve, por tek gjetja e termave të duhur të referencës për paqen”.

Katërshja e ndërmjetësuesve të bisedimeve për Lindjen e Mesme, OKB, Bashkimi Europian, SHBA dhe Rusia, u shprehën se është e domosdoshme që bisedimet direkte midis të dyja palëve të rifillojnë.

”Gjykimi ynë është se nuk janë pjekur kushtet për t’u ulur dhe për të biseduar rreth një rifillimi të rëndësishëm të bisedimeve”, u shpreh Fayyad.

Komentet e tij erdhën një ditë pas ushtari izraelit, Gilad Shalit, u lirua pas pesë vitesh si i mbajtur peng, në këmbim të lirimit të më shumë se 1 mijë ushtarëve palestinezë.

Nga ana e tij, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka fajësuar lidershipin palestinez për dështimin e tentativave të mëparshme për t’u ulur në të njëjtën tryezë, për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme.

Top Channel