“Chandler”-it i mërziten shtëpitë

20/10/2011 18:00

Vetëm dy javë pasi nxorri në shitje vilën e tij në Malibu për 13,5 milion dollarë, “Chandler” i serialit “Friends”, ka nxjerrë në shitje dhe vilën që ka në Los Anxhelos, për 5,7 milion dollarë.

Vendimi vjen pasi Mathew Perry shiti më parë gjatë vitit edhe një shtëpi të tretë që zotëronte.

Ndonëse janë të paktë njerëzit që kanë gjashtë milion dollarë për të blerë një shtëpi, investimi do t’ia vlente në çdo qindarkë. Me mbi një mijë metra sipërfaqe, pamje të Los Anxhelosit dhe Oqeanit Paqësor në dy anët e ndryshme të vilës, banesa e Perryt është më shumë se luksoze.

Tre dhoma të mëdha në katin e dytë, tre banjo të pajisur me jakuzi dhe vaskë hidromasazhi ndodhen të gjitha në katin e dytë, ndërsa në të parin gjendet hapësira gjigante e ndenjies dhe guzhina.

Të gjithë këtyre mrekullive, u shtohen dy pishina në oborrin e gjerë dhe të mbushur me gjelbërim, si dhe një kinema e palestër private në një ambient ngjitur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel