Ndonëse duhen edhe tre muaj që tregu i futbollistëve të rihapet përsëri, emra të mëdhenj kanë filluar të qarkullojnë ndërkohë midis interesave të klubeve.
Disa muaj pasi fitoi betejën më të rëndësishme të jetës, atë përballë një tumori në mëlçi, Eric Abidal rikthehet të jetë në qendër të vëmendjes. Njeriu që ngriti i pari kupën e Champions League të fituar në 2011-n pretendohet prej Milanit, Paris SG, Manchester City dhe së fundmi, të paktën sipas të përditshmes spanjolle “AS”, edhe prej Realit të Madridit.
Dy futbollistë të skuadrës së të rinjve të Barcelonës, Montoya dhe Soriano, janë vendosur gjithashtu në vëmendje në merkato. i pari, mbrojtës krahu, hyn në planet e Romës, ndërsa i dyti, sulmues, synohet prej Totenhamit.
Aksi Spanjë-Angli pritet të jetë shumë i rrahur në merkato. Atletiko e Madridit kërkon të rinovojë borxhin me portierit Kurtua, pronë e Çelsit, por që ka zëvendësuar shkëlqyeshëm De Gean e nisur tek Junaitedi.
Megjithatë, lajmi më i bujshëm është që Reali është vendosur në ndjekje të yllit të fundit të mbetur në radhët e Arsenalit, holandezit Van Persi. Sipas asaj që shkruante “The Sun”, aq e vërtetë është kjo mundësi, sa që Vengeri ka nisur të mendojë për zëvendësuesin, i cili pritet të jetë ylli i Ajaksit, El Hamdaoui.
Top Channel