Fshati Bubavec i komunës së Malishevës për pak sa nuk është hedhur në
erë gjatë ditës së mërkurë. Një nga kamionët që po transportonte lëndë
të rrezikshme në shoqërimin e policisë mori flakë.

Për të ndaluar një katastrofë, pasi në kamion ndodhej një sasi prej 4 mijë kilogramë eksploziv, policët ndërhynë shpejt, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

Policia e Kosovës njofton se sipas vlerësimeve të para të ekspertëve të Njësisë së Specializuar për Lende të Rrezikshme, zjarri ndodhi si pasojë e flakëve më sistemin elektrik të kamionit që po e transportonte këtë sasi të madhe eksplozivi.

Eksplozivi që po transportohej do të përdorej për hapjen e rrugëve të reja në bjeshkë.

Top Channel