Pronarja e L’Oreal, nën kujdestarinë e së bijës

18/10/2011 01:15

Një prej pasanikëve të botës, pronarja 88 vjecare e L’Oreal, Lilian Betankur u mor nën kujdestarinë e të bijës, pas problemeve mendore.  Revista prestigjoze “Forbes” e ka vlerësuar pasurinë e saj në 16 miliardë euro.

Anëtarët e familjes u shprehën të shqetesuar për shendetin dhe për menaxhimin e pasurisë së saj. Zhan Rene Farthuat, avokati i Betenkur e cilësoi vendimin “thëllësisht zhgënjyes” dhe ai do te nisi procedurat e apelit.

Në fakt, Lilian Betankur ka qendruar larg të bijës Fransuaz Betankur Mejers, e cila së bashku me dy nipërit, do të marrë nën kontroll pasurinë dhe pronat e saj. Një tjetër nip është cilësuar roja e saj personale.

Një një intervistë të publikuar në “Journal du Demanche” të dielën, Lilien Betenkurt kërcënoi se do të largohej nga Franca nëse e bija do ta merrte nën kujdestari. Betenkur është anëtare e bordit të drejtoreve, por vendimi i Gjykatës pritet të ketë pak ndikimin në drejtimin e gjigandit të kozmetikës.

Top Channel