Gazeta “La Repubblica” po boton pjesë të përgjimeve telefonike të kryera në kuadrin e aktiviteteve të Valter Lavitola, një gazetar e sipërmarrës shumë pranë Kryeministrit Silvio Berlusconi.

Aktualisht, Lavitola është larguar nga Italia dhe mbi të rendon një mandat arresti. Ne një prej telefonatave të vitit 2009-n, del edhe emri i Ilir Metës, në atë kohë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

Lavitola i kërkon me këmbengulje sekretares së Frattinit, shefi i diplomacisë italiane, që me rastin e një vizite në Romë, të mund të takoje zyrtarin e lartë shqiptar.

Shprehet se edhe Frattini është dakort për një takim të shkurtër, pikërisht në kuadrin e vizitës së 21 tetorit 2009. Për t’i shpjeguar se për kë bëhet fjalë, Lavitola e cilëson me këto fjalë Ilir Meten: ”Ky mban në kembe qeverinë e Berishës. Ka katër deputetë dhe po merr nëntë të tjerë”.

Nëse ky takim është zhvilluar apo jo dhe se cilat kanë qenë synimet e biznesmenit, mbetet me pikëpyetje. Një gjë është e sigurt: gjatë një telefonate me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, Valter Lavitola përmend interesin e tij për të diskutuar me Ilir Meten çështjet e energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA