Sulm në Pakistan, të paktën 23 viktima

17/10/2011 17:55

Të paktën nëntë ushtarë pakistanezë dhe 14 militantë mbetën të vrarë gjatë pasdites, në një pritë të në veriperëndim të Pakistanit, raportuan mediat ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi në zonën e Barës, pranë qytetit të madh të Peshauarit. Rajoni njihet për strehimin e disa grupimeve militante, të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën dhe autoritetet.

”Ishte një pritë dhe luftimet vazhduan për më shumë se dy orë. Të dyja palët ndërluftuese kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz”, konfirmoi nëpërmjet një komunikate Gjeneral-Majori i ushtrisë pakistaneze, Athar Abbas.

Në gusht, disa dhjetëra persona u vranë, ndërsa një kamikaz shpërtheu eksplozivin që mbante në gjoks gjatë faljes në një xhami, në të njëjtën zonë.

Top Channel