Siri, 19 të vrarë nga përleshjet

14/10/2011 02:00

Trazirat në Siri vazhdojnë të prodhojnë viktima mes civilëve. 19 persona raportohen të vrarë në qytetin verior sirian, Banash.

Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë se trupat ushtarake të qeverisë, hynë në qytetin verior duke hapur zjarr ndaj masave të civilëve që po protestonin kundër regjimit.

Për pasojë 10 persona u vranë, dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Ndërkohë, në qytetin jugor të Haraas, një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj forcave të ushtrisë duke vrarë nëntë ushtarë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara raporton se mbi 3 mijë persona kanë gjetur vdekje në Siri që nga nisja e protestave kundër presidentit, Bashar al Asad, në muajin mars të këtij viti.

Top Channel