Protestuesit kundër Wall Street

14/10/2011 00:00

Demostruesit ne Wall Street zotohen te mos e lene parkun e tyre te protestes, pavaresisht planeve per t`i debuar prej andej.

Perpjekjet per pastrimin e parkut Zuccoti, organizatoret e nismes i pershkruajne si tentative per t’i larguar me force. Firma private qe ka ne zoterim hapesiren ne fjale, thote se pas pastrimit, nuk do te lejoje me asnjeri te flere aty mbi stola apo me dysheke gjumi.

Qindra vete kane ngritur prej kater javesh tashme kampin e tyre ne parkun Zuccoti. Protesta te ngjashme me kete te Wall Street-it jane perhapur edhe ne qytete te tjera amerikane pervec New York-ut, e madje planifikohet te mbahen edhe ne Londer dhe ne Tokio te Japonise.

Problemet sociale dhe pabarazia qe ekziston ne ekonomine amerikane kane shtyre njerezit te vershojne ne distriktin financiar te New York per te denoncuar papunesine e larte, ndikimin financiar të korporatave në politikë dhe paketën e stimujve për bankat e mëdha të Wall Street-it në vitin 2008.

Demonstruesit pretendojne se Shtetet e Bashkuara po kthehen ne nje vend te sunduar nga një elitë e vogël financiare dhe se me përjashtim të 1 për qind të popullsisë, pjesa tjetër e amerikanëve e kanë të vështirë të gjejnë punë, apo të paguajnë qiranë.

Top Channel