Rrëzohet avioni me 32 persona

13/10/2011 17:05

Një avion me 32 persona humbi kuotë dhe u përplas në territorin e Papua Guinesë së Re, në Azi, pasditen e sotme.

Mjeti flutues, modeli “PNG Dash-8” ishte duke kryer një udhëtim brenda vendit, nga qyteti i Lae to Madangut në Madang.

Sipas një punonjësi të shpëtimit, “ka viktima, por edhe disa të mbijetuar”. Për momentin, është i paqartë bilanci i vërtetë i aksidentit.

Besohet se një avari shkaktoi që avioni të përfshihej nga flakët në fluturim.

Top Channel