Irak, rikthehen sulmet kamikaze

13/10/2011 02:10

Të paktën 28 persona humbën jetën në Irak pas shpërthimit të disa bombave të vendosura në makina apo në rrugë. Mes viktimave ishin dhe policë.

Dy kamikazë hodhën në erë automjetet e tyre, brenda pak minutash në lagjen veri-perëndimore Hurrija dhe atë qendrore Al Vija. Të paktën 22 persona mbetën të vrarë dhe gjashtë të tjerë humbën jetën në sulme të tjera me bombë.

Rizgjimi i sulmeve kamikaze është një shenjë shqetësuese. Sulmet vijnë pikërisht në momentin kur ushtarët amerikanë po përgatiten të tërhiqen në fund të vitit.

Top Channel