SHBA, terroristi nigerian pranon akuzat

12/10/2011 16:55

Një nigerian i akuzuar se ka tentuar të hedhë ne erë një avion amerikan ditën e Krishtlindjeve të vitit 2009 ka pranuar fajin.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, i cili ka thënë se në ditën e dytë të gjyqit, Umar Farouk Abdulmutallab ka ndryshuar qëndrimin e tij duke u vetëdeklaruar fajtor.

Madje, ka saktësuar avokati, 24-vjecari ka bërë të ditur se ka ndërmend të pranojë akuzat për terrorizëm, si dhe për akte të tjera.

Abdulmutallab mori flakë kur bomba që kishte fshehur në të brendshmet e tij nuk shpërtheu plotësisht në avionin me 300 persona që kishte si destinacion Detroitin.

Nëse dënohet për akuzat më serioze, 24-vjecari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ish-studenti përballet me një seri akuzash, përfshirë atë të tentativës së përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Dega e Al Kaedës në Gadishullin Arabik, me bazë në Jemen, deklaroi se kishte organizuar atentatin në fluturimin nga Amstërdami në Detroit më 25 dhjetor 2009.

Top Channel