SHBA, republikanët bllokojnë planin Obama

12/10/2011 04:15

Ashtu sic ishte paralajmëruar, plani i presidentit Obama prej 447 miliard dollarësh për uljen e papunësisë në SHBA, u bllokua nga republikanët në Senatin e kongresit amerikan.

46 Senatorët republikanë, me të cilët u bashkuan edhe dy senatorë demokratë, kundërshtuan planin duke e akuzuar atë se rëndon tej mase barrën fiskale për shtresën e pasur në SHBA.

Pas vendimit të repubikanëve, ka reaguar kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili tha se rrëzimi i paketës është absurditet. Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara regjistrohet tek 9.1 përqindëshi.

Top Channel