Al Kaeda, video e re e Al Zawahri

12/10/2011 08:05

Lideri i ri i Al Kaedës, Ayman al Zawahri, shfaqet sërish në një video të shpërndarë dje në internet.

Filmimi i egjiptianit që zgjat 13 minuta e 13 sekonda është lançuar në forumet fondamentaliste.

Sipas qendrës amerikane të monitorimit të siteve integraliste, videoja është regjistruar në gusht ose shtator të këtij viti.

Zawahri u bëri thirrje algjerianëve të ngrihen për të përmbysur presidentin Bouteflika, ashtu siç bëri populli libian me Gaddafin. Ai këshilloi libianët që të vendosin ligjin sharia në rindërtimin e vendit të tyre.

“E para gjë që do ju kërkojë NATO është që të hidhni poshtë fenë islame. Mos lejoni që sakrificat tuaja të shkojnë dëm”, u shpreh Zawahri duke iu drejtuar libianëve.

59-vjeçari Zawahri është dizenjuar qershorin e kaluar si pasardhësi i Osama Bin Laden, i vrarë në maj në një operacion blic nga ana e amerikanëve në Pakistan.

 

Top Channel