Holanda dëmshpërblen emigrantët turq

11/10/2011 18:30

Qeveria holandeze mund të detyrohet të paguajë një dëmshpërblim të majmë ndaj disa dhjetëra mijëra emigrantëve turq, të cilët janë detyruar të kryejnë kurse integrimi.

Një fushatë e cila detyroi 30 mijë turq të regjistroheshin në këto kurse është shpallur si në kundërshtim me një marrëveshje midis Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Ministrisë i Brendshëm i Holandës pretendon se përsëri, shumica e atyre që kryen këto kurse nuk i takon rimbursimi, por Fondacioni për Viktimat e Ingrimit kërkon kthimin pas të shumës prej 100 eurosh për të gjithë pjesëmarrësit.

Kurset u vunë në fuqi në vitin 2007, me miratimin e një Akti të ri Civil, në bazë të së cilit të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Holandë, duhet të kalojnë më parë një kurs.

Megjithatë, një praktikë e tillë u rrëzua dy muaj pas fillimit të saj nga një gjykatë holandeze, e cila vlerësoi se diçka e tillë binte ndesh me një marrëveshje midis Turqisë dhe BE-së, në të cilën thuhej se nuk mund të ketë diskriminimeve midis shtetasve turq dhe atyre brenda hapësirës së përbashkët europiane.

Pas dërgimit të një padie në një gjykatë ndërkombëtar, institucioni u shpreh se Amsterdami zyrtar duhet të dëmshpërblejë të gjithë emigrantët që u bënë pjesë e asaj praktike.

Top Channel