Ban Ki Moon: Keqardhje për viktimat në Egjipt

11/10/2011 00:00

Keqardhje për jetët e humbura dhe një kujtesë për ndërrimin historik të
pushtetit në muajin shkurt. Ky ishte thelbi i mesazhit të sekretarit të
përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon drejtuar autoriteteve egjiptjane pas
përleshjeve të përgjakshme me sfond fetar që morën 25 jetë njerëzish.

Ban beri thirrje per mbrojtjen e te drejtave te njeriut per te gjithe egjiptjanet, pavaresisht besimit qe kane. mijera te krishtere kopte protestuan te dielen ndaj djegies se nje kishe nga ekstremistet muslimane. Ai qe nisi si tubim paqesor, shume shpejt mori kthese te dhunshme  dhe forcat e sigurise hapen zjarr mbi turmen. Njerezit e mbledhur per t’i bere homazhe viktimave ne katederalen Kopte te Shen Markut ne Kajro, akuzuan drejtuesit ushtarake te vendit se deshtuan t’i mbrojne besimtaret e krishtere nga ekstremistet islamike.

“Njerezit dolen ne rruge te shprehnin indinjaten e tyre dhe as nuk e kishin filluar mire demonstraten, kur menjehere u sulmuan. Tani edhe sikur te supozojme se ata nisen dicka, te themi, se qelluan me gure, kjo do te thote qe duhet te nxjerresh tanket, e te kalojne mbi kokat e njerezve?, thanë të krishterët.

Raportet mjeko-ligjore konfirmuan deshmite e protestuesve qe thane se tanket u derguan drejt turmes se mbledhur perpara televizionit shteteror. Nje pjese e viktimave, sipas tyre jane shtypur.

Keshilli i perkohshem qeverises i vendit ka urdheruar nje hetim te menjehershem mbi ngjarjen e rende. Koptet, qe perbejne 10% te popullsise prej 85 milione banoresh te Egjiptit, ankohen se administrata aktuale ka bere pak per ndeshkimin e radikaleve islamike qe kane sulmuar shume nga kishat e tyre.

Këshilli Ushtarak në Egjipt, i cili luan rolin e një qeverie të përkohshme, lajmëroi gjatë të hënës për ngritjen e një komisioni shtetëror, i cili do të hetojë deri në hollësi ngjarjet e përgjakshme të ndodhura fundjavën e shkuar.

Kabineti e mori këtë vendim gjatë një mbledhje urgjente, përpara mbajtjes së funeralit të 24 viktimave të incidenteve, të ndodhura pas një sulmi të disa personave mbi një kishë në Asvan.Raportimet mbi ushtrinë që ka shtypur me dhunë protestat e organizuara në kryeqytetin Kajro vetëm sa kanë shtuar tensionin, ndërsa rivaliteti ndërfetare duket se ka arritur një pikë kritike.

Top Channel