Epidemia e Ebolës në Kongo: Mbi 250 të vdekur nga një total prej 1 mijë rastesh të konfirmuara
Këshilli Ushtarak në Egjipt, i cili luan rolin e një qeverie të përkohshme, lajmëroi gjatë të hënës për ngritjen e një komisioni shtetëror, i cili do të hetojë deri në hollësi ngjarjet e përgjakshme të ndodhura fundjavën e shkuar.
Kabineti e mori këtë vendim gjatë një mbledhje urgjente, përpara mbajtjes së funeralit të 24 viktimave të incidenteve, të ndodhura pas një sulmi të disa personave mbi një kishë në Asvan.
Raportimet mbi ushtrinë që ka shtypur me dhunë protestat e organizuara në kryeqytetin Kajro vetëm sa kanë shtuar tensionin, ndërsa rivaliteti ndërfetare duket se ka arritur një pikë kritike.
Të krishterët përbëjnë 10% të popullësisë së Egjiptit dhe janë shndërruar në objekte të disa sulmeve gjatë muajve të fundit. Ata publikisht kanë akuzuar qeverinë e përkohshme si fajtore, për ngadalësinë që vepron në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Sipas ekspertëve gjeopolitikë të zonës, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje për këtë konflikt, ai është në gjendje që të rrezikojë vetë ekzistencën e shtetit egjiptian.
Top Channel