Cameron: Ja masat për emigrantët

10/10/2011 21:05

Në një fjalim që mbajti sot, kryeministri britanik David Cameron tha se qeveria e tij kërkon që emigrantët të mos shndërrohen në barrë për taksapaguesit.

Kryeminsitri kërkon që të afërmit atyre që jetojnë në Britani dhe që kërkojnë të bëjnë bashkim familjar, të flasin anglisht dhe të kenë kursime të mjaftueshme për të jetuar.

Atyre do t’u kërkohen fonde paradhenie në disa mijëra stërlina përpara bashkimit familijar. Cameron kërkoi që të zgjatet afati kohor kur i lind e drejta  emigrantëve që të marrin viza për bashkëshortët e tyre.

Vitin e kaluar rreth 50 mijë viza u dhanë për pjesëtarët e familijeve të shtetasve britanikë dhe atyre që kanë të drejtën e përhershme të qëndrimit në vend.

Qevria britanike kërkon të garantohet se ata që vijnë në Britani të vijnë realisht për arsye familjare dhe jo të mjelin sistemin e ndihmave.

Zoti Cameron tha se një studim tregon se në 500 familje, 70 për qind e sponsorizuesve që jetojnë në Britani fitojnë më pak se 20 mijë stërlina në vit pas taksave.

Kjo con drejt rrezikut të dukshem se fmailja do jetë barrë për sistemin e ndihmave sociale në vend, tha Cameron.

Shefi i qeverisë premetoi se do merren masa të reja për të ndaluar martesat e rreme dhe nëse do të vërtetohet  se martesa ka qenë e detyruar, ajo do të konsiderohet vepër panale.

Ky është fjalimi i dytë më i rëndësishëm i Cameron për cështjet e emigracionit, c’ka dëshmon se ajo mbetet një pikë mjaft shqetësuese për votuesit britanikë.

Por në një kthesë të minutës së fundit, Downing Street mohoi njoftimet se qeveria do të detyronte kompanitë të informonin se sa të huaj punojnë për ta, c’ka do të konsiderohej një masë burokratike më shumë për bizneset në një kohë kur qeveria premton zvogëlimin e saj.

Top Channel