Xiaobo, SHBA apel Kinës për lirimin e tij

08/10/2011 03:40

Shtetet e Bashkuara shfrytëzuan ditën e ndarjes së cmimit Nobel për Paqe për vitin 2011, për t’i kërkuar Kinës të lirojë aktivistin dhe fituesin e cmimit Nobel për Paqe për 2010-n, Liu Xiaobo.

“Përsërisim apelin tonë për autoritetet dhe qeverinë kineze për të liruar Liu Xiaobo”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.

Liu Xiaobo ndodhet në burg që prej vitit 2009. Aktivisti i të drejtave të njeriut u dënua me 11 vjet burg për “tentativë për përmbysje të pushtetit popullor”.

Top Channel