Serbi, rikuperohen dy pikturat e vjedhura të Pikasos

08/10/2011 20:35

Dy pikturat e famshme të, Pablo Pikasos, janë gjetur në Beograd pasi ishin zhdukur në vitin 2008 në një galeri në Zvicër.

Sipas disa mediave botërore, pikturat janë gjetur në Serbi dhe është duke u negociuar që të kthehen në vend. Këto piktura kanë një vlerë disa miliona dollarësh dhe kanë një vlerë të madhe artistike për koleksionin e pikturave të piktorit spanjoll.

Pikturat e vitit 44 dhe 1962 janë vjedhur dhe muzeu nga Hannoveri i Gjermanisë është në kërkim tëtyre. Nuk dihet se ku ndodhen pikturat me saktësi pasi zyrtarët serb nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Por, në fakt ka pasur raste dhe më parë kur persona nga ish-Jugosllavia me sukses kanë vjedhur gjëra më vlerë. Pikturat janë zhdukur në afërsi të kryeqytetit zviceran, ndërsa prokurorët i kanë shkruar Serbisë dhe kanë bërë kërkesë për procedimin e kësaj çështje. Megjithatë, ende nuk ka përgjigje zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA