Nuk ka “Vogue” për Kate, veto e Mbretëreshës

08/10/2011 18:00

Dukesha e Kembrixhit dhe bashkëshortja e Princit Britanik të Kurorës, Kate Middleton, nuk do të lejohet të figurojë në koopertinën e revistës së mirënjohës së modës “Vogue”, raportoi të shtunën shtypi anglez.

Revista amerikane ishte në negociata me Princeshën, e cila kishte shprehur pëlqimin e saj për një projekt të tillë. Megjithatë, Mbretëresha nuk e priti mirë idenë dhe nuk është e gatshme ta autorizojë fotografimin.

Një burim brenda pallatit u shpreh se “Madhëria e saj nuk është aspak e entuziasmuar nga projekti. Ndonëse Kate mund të mos jetë aspak e kënaqur, Mbretëresha nuk i vë asnjëherë në diskutim qëndrimet e veta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA