Zbrazen varrezat e makinave

07/10/2011 00:00

Pronaret e varrezave të makinave thuajse i kanë larguar hekurishtet dhe
makinat e vjetra. Një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për
sekuestrimin e tyre nga qeveria ata kanë preferuar t’i shesin vetë për
skrap në pikat e grumbullimit.

Akti normativ i qeverisë i disa javëve më parë ka vënë në lëvizje pronarët e të ashtuquajturave varreza makinash. Shumë prej tyre i kanë dërguar kabinat e makinave për skrap në pamundësi për t’u transferuar në një vend tjetër nje kilometër larg rrugës sic e kërkon dhe akti normativ.Në afërsi të fashit Bubq, një varrezë është në proces të largimit të makinave por ende nuk ka përfunduar. Pronari i saj thotë se ai nuk ka për ta mbyllur këtë biznes, të cilin nga varrezë makinash do ta kthejë në një oficinë riparimi.

Në të dy krahët e rrugës Tiranë-Durrës, që në momentin e përfundimit të saj, mbinë si kërpudhat pas shiut me dhjetra pika, ku dërgoheshin makinat e demtuara nga aksidentet apo te dala jashte perdorimit nga koha.Ndërsa në afërsi të kthesës së Sukthit, ndodheshin tre prej tyre, të cilat pronarët i kanë boshatisur duke iu trembur një sekuestrimi të mundshëm nga shteti.

Brenda gardheve rrethuese tashmë kanë mbetur vetëm gjurmët e vajrave apo mbetjeve të tjera për të dëshmuar, se jo më larg se dje atje kryhej cmontimi pjesëve të makinave dhe shitja e tyre. Krahas eliemiminimit të varrazeve me arsyetimin se ato ndotnin mjedisin pronarët e tyre, duket se e kanë të pamundur për ta ndërtuar nga e para një biznes të tillë, duke përmbushur specifikat që kërkohen në aktin normativ, pra rreth nje kilometer nga rruga.

Po ashtu në pah del edhe një tjetër problematikë me kosto të drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Ajo e blerjes se pjeseve te kembimit. Kur përdoruesit e të paktën 400,000 makinave do t’u nevojiten pjese te ndryshme kembimi, si pasqyra, xhama, dyer etj, te demtuara si pasoje e aksidenteve do te detyrohen t’u drejtohen dyqaneve që shesin pjesë për makina, duke i blerë ato me cmime goxha të shtrenjta.

Apel Topit për ligjin e mbeturinave

Të rinj të Partisë Socialiste u tubuan para selisë së Presidencës për të protestuar kundër ligjit për menaxhimin e mbeturinave, i cili i hap rrugë importimit të mbetjeve, mes të cilave edhe makinat e përdorura.

Të rinjtë mbanin pankara të tipit “stop importit të mbeturinave” dhe kërkonin nga presidenti Topi që të mos e dekretojë ligjin. Me një apel kundër dekretimit të ligjit i është drejtuar kreut të shtetit edhe lëvizja mjedisore, Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve.

Përmes një letre adresuar zotit Topi, vullnetarët e mjedisit kujtojnë se të dhënat e publikuara së fundmi tregojnë për një strategji të qeverisë për të mbështetur riciklimin e mbeturinave të huaja në vend dhe jo atë të pastrimit të Shqipërisë.

Fabrika e riciklimit të makinave do të punojë me makina të vjetra të importuara pasi kapaciteti i saj është shumë herë më i madh nga c’mund të prodhojë tregu shqiprtar makina të vjetra. 

Top Channel