Vihen në punë mjetet e rojes bregdetare

07/10/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe kreu i
delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi kanë marrë
pjesë në përurimin e nisjes se punes te shtatë mjeteve të vogla
lundruese për rojën bregdetare ne zonen e Radhimes.

Të tre zyrtarët e lartë vizituan njësinë e lëvizshme territoriale për kontrollin e kufijve detare në Radhimë të Vlorës në kuadër të projektit “Blerje të mjeteve lundruese për kontrollin e kufijve blu” me financim me vlerë 3 milion euro nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Berisha është shprehur se Shqipëria tani ndodhet larg tragjedive, që viteve më parë ishin kthyer në makth. “Për vite Kanali i Otrantos u bë simbol dramave ndërsa sot është ndryshe. Asnjë jetë njerëzore s’ka humbur. Trafiku i lendeve nartkotike është ulur ndjeshëm”, u shpreh kreu i qeverisë nga Vlora.

Top Channel