Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet

07/10/2011 00:00

Prokuroria mësohet se ka tërhequr gjithë dokumentacionin e ankandit për
shitjen e pajisjeve të uzinës së re të uresë në Fier për skrap.

Marrja e dokumenteve eshte bere pas nisjes se nje hetimi ne lidhje me pretendimet per shkelje te qellimshme ne ankand per te favorizuar kompani te ndryshme. Padia eshte bere ne prokurori nga perfaqesuesit ligjorë te kompanise Cara sh.p.k,te cilet ne ankand u skualifikuan per arsye te ndryshme edhe pse ata kishin nje oferte 57 milione leke me shume se fituesi.

E gjitha sasia e skrapit ne uzinen 212 te Azotikut u shit per 24.6 milione leke. Nderkohe mesohet se edhe protagonistet e gjithe operacionit qe coin e shkaterrimin per skrap te uzines do te thirren nga prokuroret. Paditesit kane informuar prokurorine qe sasia e skrapit qe ndodhej ne te vertete ne uzine ishte shume me e madhe se sa ajo qe ka dale ne dokumentat e ankandit.

Fituese e ankandit ishte kompania ‘Kurum’, e cila kerkonte te furnizonte furrat e shkrirjes ne Elbasan me lende te pare, por punen ne terren e ka kryer nje kompani tjeter nenkontraktore e cila gjate ankandit kishte qene ne gare perballe fituesve.

Kompania nenkontraktore caktoi drejtuesit e operacionit per shkaterrimin dhe nisjen e gjithe skrapit per ne Elbasan prane Metalurgjikut. Pikerisht ne Metalurgjik eshte edhe celsi zgjidhjes se ketij operacioni qe i ka kushtuar shtetit qindra milione leke me pak ne arken e tij. Ne Metalurgjik jane te gjitha listat per sasine e skrapit te cuar atje, lista te cilat do te shpejtonin edhe hetimin e nisur tashme nga prokuroria.

Azotiku, shteti humbi miliona euro

Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e re e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo.

Ndërsa furrat e metalurgjisë në Shqiperi e blejnë metalin, çelik i zakonshëm me çmim nga 37 deri në 40 lekë për kilogram, ankandi e shiti uzinën me 11,85 lekë për çelikun e zakonshëm.

Skrapi i kësaj uzine vlereëohej në 30 milionë euro, por shteti ka marrë më pak se një të katërtën e vlerës së saj reale. Uzina e re e uresë në Fier u shit për skrap, edhe pse kishte vetëm 6 muaj punë, me një vlerë prej 24.6 milionë lekësh në një akand ku një kompani në gare ofroi 57 milionë lekë më shumë
 

Top Channel