Shet motorrin… edhe gruaja në çmim

07/10/2011 13:40

Të gjithë ata që kanë parë njoftimet për shitje makinash apo motorrash e dinë se sa e mërzitshme është të kontrollosh çdo lajmërim për të vendosur më pas se kush është mjeti që na tërheq më shumë. Gjithashtu është e vështirë të vendosësh se kë ofrues do të marrësh në telefon.

Nga ana tjetër, të gjithë ata që janë munduar të shesin makinën apo motorrin e tyre e dinë mirë sa e ndërlikuar është të tërheqësh vëmendjen e blerësve me pak fjalë.

Por, shumë lexues mbetën të habitur kur lexuan një njoftim në një publikim francez: Shes motorr në gjendje të mirë. Në çmim përfshihet edhe bashkëshortja, e cila është një amvisë e shkëlqyer.

Ky person mori shumë telefonata ku të interesuarit kërkuan më shumë informacion për motorrin dhe një foto të zonjës brenda mundësive. Në atë moment blerësit u sqaruan se gruaja nuk ishte aspak në ofertë, por kjo ishte vetëm një strategji për të tërhequr sa më shumë vëmendje.

Top Channel