Rusi, protesta në ditëlindjen e Putin

07/10/2011 16:20

Kryeministri rus Vladimir Putin bëhet gati të festojë 59-vjetorin e tij, vetëm pak kohë pasi u bë fakt i kryer kthimi i tij në krye të Kremlinit.

Por dita e festës është karakterizuar nga protesta, këtë herë jo me tubime në rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjera, por përmes formës së novelave grafike.

Kështu, në njërën prej tyre Putin shfaqet teksa përpiqet t’i vërë flakën një terroristi të fshehur brenda një tualeti.

Figura mban shkrimin “Putin duhet… të pastrojë wc-të”, duke iu referuar frazës së famshme të ish-carit rus, “terroristët duhen ndjekur deri në tualet”.

Manifestet janë vendosur gjatë natës në aksin Tverskaja-Jamskaja, arterja kryesore e qendrës së Moskës, që pas dyqaneve luksoze të con direkt në ndërtesën e Kremlinit.

Nuk bëhet fjalë për fletushka, por për postera publicitarë të vendosur në hapësira të posacme të kryeqytetit rus.

Posterat mbajnë firmën e Bolshoy Gorod, revista e përjavshme që në kryeqytetin rus ka një tirazh prej 140 mijë kopjesh dhe që shpërndahet falas edhe në lokalet luksoze, kinema dhe galeri.

Ajo është botuar pikërisht këtë javë dhe mban titullin “Mjaft”, duke u bërë thirrje lexuesve që të rebelohen.

“Mjaft me frikë, luftoni për vlerat tuaja, kërkoni zgjedhje të ndershme, bëni që të largohen të dy (Putin dhe Medvedev)”, shkruan revista.

Top Channel