Okazione në Angli, lojtarë të mëdhenj në shitje

07/10/2011 16:30

Me një numër të madh futbollistësh në fund karriere apo të pakënaqur, Premier League rrezikon të shndërrohet në një “minierë” të artë për të gjithë klubet e tjera të Europës që kërkojnë të përforcohen.

Emri i parë i shumëlakuar është ai i holandezit Rafael Van der Vaart, i cili duke mos patur vendin e titullarit të garantuar, është duke i ushtruar presion klubit londinez që ta lejojë të largohet. Milani, Juventusi dhe Bajerni i Mynihut janë klubet që janë vendosur në radhë, duke pritur zhvillime të mëtejshme nga holandezi.

Një tjetër i pakënaqur tek Tottenhami, rusi Pavlyechenko, është gjithashtu drejt largimit dhe në rastin e tij, pista më e mundshme është ajo e transferimit tek kampionët në fuqi të Gjermanisë, Borussia Dortmundi.

Megjithatë, është Nicolas Anelka ai që konsiderohet si “thela” e lakmuar nga të gjithë. Në fund kontrate me Chelsea, francezi është vendosur në radarin e rusëve të Anzhit, të gatshëm të ofrojnë një shumë të çmendur për t’a shndërruar në blerjen tjetër të madhe, pas asaj të Samuel Eto’o.

Me Arsenalin që po përjeton momentin më të keq të 15 viteve të fundit, pas largimit të Nasri e Fabregas, këtë rrugë duket se do të ndjekë edhe holanezi Van Persie, një prej lojtarëve të pakët të mëdhenj të mbetur në skuadër.

Okazione të tjera, të futbollistëve të pakënaqur apo në fund karriere janë ato të Kalou të Chelsea, Oëen e Macheda i Manchester United apo Kolo Toure nga City.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA